Politika e Privatësisë – Smart Taxi

Informacioni i Përgjithshëm
Privatësia juaj është e rëndësishme për ne. Kjo politikë e privatësisë shpjegon se si ne
mbledhim, përdorim dhe mbrojmë informacionin tuaj kur përdorni faqen tonë ose
shërbimet e rezervimit të taksisë.
Kur na kontaktoni për të porositur një taksi, qoftë përmes telefonit, WhatsApp-it, rrjeteve
sociale, ne mund të përpunojmë disa të dhëna personale si emri, numri i telefonit,
vendndodhja dhe detaje të udhëtimit. I përdorim këto të dhëna vetëm për qëllime të
ofrimit të shërbimit, për komunikim dhe për përmirësimin e përvojës suaj si klient.
Për më shumë detaje, ju ftojmë të lexoni politikën e plotë më poshtë.
Të Dhënat që Mbledhim
Gjatë përdorimit të faqes sonë të internetit dhe shërbimeve tona, ne mund të mbledhim
kategoritë e mëposhtme të të dhënave:
a) Të dhëna identifikuese:

  • Emri dhe mbiemri
  • Numri i telefonit
  • Adresa e emailit
    b) Të dhëna të vendndodhjes:
  • Adresa e nisjes dhe destinacionit (për qëllime të rezervimit të taksisë)
  • Vendndodhja juaj në kohë reale nëse përdorni opsionin e vendndodhjes
    c) Të dhëna të komunikimit:
  • Përmbajtja e mesazheve tuaja me ne (email, WhatsApp, mesazhe në
    Facebook/Instagram)
    d) Të dhëna teknike:
  • IP adresa
  • Pajisja dhe lloji i shfletuesit
  • Cookie-t dhe teknologji të ngjashme
    Qëllimet e Përpunimit të të Dhënave
    Të dhënat tuaja përpunohen për qëllimet e mëposhtme:
  • Për të rezervuar një udhëtim me taxi
  • Për të komunikuar me ju në lidhje me rezervimet
  • Për qëllime faturimi dhe arkëtimi
  • Për përmirësimin e shërbimeve tona dhe përvoja juaj si klient
  • Për qëllime marketingu (vetëm me pëlqimin tuaj)
  • Për të përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale
    Baza Ligjore e Përpunimit
    Përpunimi i të dhënave tuaja mbështetet në një nga bazat ligjore të mëposhtme:
  • Marrëveshja kontraktuale (e heshtur) (p.sh. për të rezervuar një taksi)
  • Pëlqimi juaj (p.sh. për marketing ose live location)
  • Interesat legjitime (p.sh. për të përmirësuar shërbimin)
  • Detyrime ligjore (p.sh. ruajtja e të dhënave për qëllime fiskale)
    Ruajtja e të Dhënave
    Të dhënat tuaja ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet për
    të cilat janë mbledhur, ose për aq kohë sa kërkohet nga ligji.
  • Të dhënat e kontaktit: 2 vjet
  • Të dhënat e rezervimeve: 5 vjet
  • Cookie-t: sipas politikës përkatëse (6-12 muaj)
    Ndarja e të Dhënave me Palë të Treta
    Ne nuk i shesim apo shpërndajmë të dhënat tuaja personale me palë të treta për qëllime
    marketingu.
    Mund të ndajmë të dhëna me:
  • Shoferët tanë të licencuar (për qëllime të udhëtimit)
  • Ofruesit e shërbimeve të IT ose web hosting
    Të gjitha palët e treta janë të detyruara të përmbushin kërkesat e ligjit për mbrojtjen e të
    dhënave personale.
    Të Drejtat Tuaja si Subjekt i të Dhënave
    Sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, ju keni të drejtë të:
  • Kërkoni akses në të dhënat tuaja personale
  • Korrigjoni informacionin e pasaktë
  • Kërkoni fshirjen e të dhënave
  • Kufizoni apo kundërshtoni përpunimin
  • Tërhiqni pëlqimin në çdo kohë
    Për të ushtruar të drejtat tuaja, ju lutemi na kontaktoni në:
    📧 info@smarttaxial.com
    📞 +355 69 702 0002
    Siguria e të Dhënave
    Ne përdorim masa teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat tuaja, përfshirë:
  • Enkriptim SSL të faqes
  • Autentifikim për akses në sistemin e brendshëm
  • Kopje rezervë të rregullta
    Incidentet e Sigurisë
    Në rast të ndonjë shkeljeje të sigurisë së të dhënave personale, do të njoftoheni brenda 72
    orëve nga identifikimi i incidentit, sipas kërkesave të ligjit për mbrojtjen e të dhënave
    personale.
    Transferimi i të dhënave
    Komunikimi përmes WhatsApp dhe Instagram mund të përfshijë ruajtjen e të dhënave në
    serverë jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë SHBA, sipas mekanizmave standardë të
    mbrojtjes së të dhënave që këto aplikacione përdorin (end to end encrypted).
    Shërbime për Biznese
    Ne ofrojmë shërbime taksie edhe për klientë institucionalë si kompani, hotele, agjenci
    udhëtimi apo organizata të tjera, të cilat mund të bëjnë rezervime në emër të klientëve të
    tyre ose stafit.
    Në këto raste, palët (ne dhe organizata që bën rezervimin) veprojnë si:
  • Kontrollues të pavarur të të dhënave, kur secila palë vendos në mënyrë të
    pavarur qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave, ose
  • Kontrollues të përbashkët, kur të dyja palët marrin vendime të përbashkëta për
    përpunimin e të dhënave personale.
    Kompania ose organizata që bën rezervimin është përgjegjëse për:
  • Informimin e klientit final për përpunimin e të dhënave të tij personale
  • Marrjen e pëlqimit të nevojshëm nëse kërkohet
  • Sigurimin që të dhënat e dhëna janë të sakta dhe të përditësuara
    Ne përpunojmë të dhënat vetëm për qëllimin e ofrimit të shërbimit të kërkuar (transporti)
    dhe nuk i përdorim për qëllime të tjera, përveç rasteve kur ligji na detyron.
    Automatizimi i rezervimeve dhe auditimi i sistemit
    Për të ofruar një shërbim të shpejtë dhe efikas, sistemi ynë i menaxhimit të rezervimeve
    përdor automatizim për disa procese të brendshme.
    Konkretisht:
  • Kur bëni një kërkesë për taksi (përmes telefonit, aplikacionit ose platformës sonë),
    një algoritëm i brendshëm përzgjedh automatikisht shoferin më të afërt, bazuar në
    vendndodhjen tuaj, disponueshmërinë e automjeteve dhe kohën e përgjigjes.
  • Konfirmimet e rezervimit dhe njoftimet për shoferin dërgohen automatikisht
    përmes sistemit tonë, pa ndërhyrje njerëzore në shumicën e rasteve.
  • Përdorim auditime periodike dhe monitorim të sistemit për të siguruar saktësinë e
    procesit dhe për të parandaluar gabime teknike apo përpunim të paautorizuar të të
    dhënave.
    Ky proces nuk përfshin vendimmarrje automatike me efekt ligjor ose të rëndësishëm mbi
    ju, por është pjesë e funksionimit normal të platformës sonë për të përmirësuar shërbimin
    ndaj klientit.
    Akses dhe rolet e personelit në përpunimin e të dhënave
    Ne kemi vendosur masa të brendshme për të siguruar që vetëm personeli i autorizuar të
    ketë akses në të dhënat tuaja personale, në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.
    Më konkretisht:
  • Stafi i rezervimeve ka akses vetëm në informacionet që nevojiten për të marrë
    dhe përpunuar kërkesat për taksi (si emri, numri i telefonit, vendndodhja dhe
    destinacioni).
  • Departamenti i financës përpunon vetëm të dhënat e nevojshme për qëllime
    kontabiliteti dhe faturimi, në përputhje me detyrimet ligjore.
  • Stafi i IT-së dhe sistemit ka akses teknik për mirëmbajtjen e serverëve dhe
    sistemeve tona të brendshme, dhe nuk përpunon të dhëna personale për qëllime të
    tjera.
    Të gjithë punonjësit që kanë akses në të dhëna personale janë:
  • të detyruar me kontratë të respektojnë konfidencialitetin dhe
  • monitorohen dhe kontrollohen për të parandaluar akses të paautorizuar ose
    keqpërdorim.
    Akseset jepen sipas parimit “vetëm sa është e nevojshme” (need-to-know basis) dhe
    rishikohen periodikisht.
    Cookie dhe Teknologji të Ngjashme
    Ne përdorim cookie për të analizuar trafikun dhe për të përmirësuar funksionalitetin e
    faqes. Për më shumë detaje, shikoni Politikën tonë për Cookie.
    Ndryshimet në Politikat
    Kjo politikë mund të përditësohet në të ardhmen. Çdo ndryshim do të publikohet në këtë
    faqe me datën e përditësimit.
    Refuzimi për dhënien e të dhënave dhe pasojat
    Dhënia e disa të dhënave personale është e nevojshme për të mundësuar ofrimin e
    shërbimit tonë. Nëse zgjidhni të mos ofroni informacionin e kërkuar, mund të kemi
    vështirësi ose të mos jemi në gjendje të:
  • përpunojmë rezervimin tuaj për një taksi;
  • t’ju gjejmë në mënyrë të saktë përmes vendndodhjes suaj;
  • përmbushim detyrimet tona ligjore apo kontabël (p.sh. për lëshimin e një fature).
    Në rastet kur kërkohet pëlqimi juaj (p.sh. për marketing), ju keni të drejtë të mos e jepni
    ose të tërhiqni pëlqimin në çdo kohë pa pasoja për përdorimin e shërbimeve bazë.
    Kontakti me Ne
    Smart Taxi Tirana
    📍 Rruga Luis Jansin Henkard, Tiranë, Albania
    📞 +355 69 702 0002
    📧 info@smarttaxial.com
    Ankesa
    Nëse besoni se të dhënat tuaja po përpunohen në kundërshtim me ligjin, keni të drejtë të
    bëni ankesë pranë:
    Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
    📍 Rruga Abdi Toptani, Nr. 5, Tiranë
    🌐 www.idp.al
    📧 info@idp.al
en_USEnglish